Një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho në Elbasan në datë 30 Qershor, policia gjatë kontrollit të zonës ka gjetur në disa shkurre një arsenal armësh, pranë rrugës nacionale në Papër. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se nga kontrolli janë gjetur 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë. Theksojmë se një ditë pas atentatit u gjetën një pistoletë dhe një kallashnikov.
Ndërkohë që edhe arsenali i armëve që u gjetën janë dërguar për ekzaminim për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në zonën e Elbasanit, pasi dyshohet se i përkasin një grupi kriminal të dyshuar për vrasje. Në vitin e fundit në këtë qytet janë bërë disa vrasje.