Teksa në Shqipëri kishte nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 30 qershorit, pas mesnate një krim tronditi Elbasanin. Një 22-vjeçar, Klevi Baho u vra me armë teksa ishte në makinë me vëllain e tij 29-vjeçar Aldo Baho. Ngjarja e rëndë, e cila nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, ndodhi në fshatin Murras të Elbasanit rreth orës 00:45, siç policia e Elbasanit njofton zyrtarisht. I riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plumbave të marrë, ndërsa vëllai i tij Aldo Baho ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton, Klevi Baho ka qenë në këmbë buzë rrugës Elbasan-Peqin pranë një karburanti, teksa një person i maskuar ka ardhur dhe i është drejtuar duke i thënë: Ti je Klevi? 22-vjeçari është përgjigjur duke thënë: Nuk jam unë. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip Audi me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale. Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë Spitalit kirurgjik nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre. 22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin. I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.
Policia e Elbasanit thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje ne autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë të paktën dy persona. Nga pamjet që gazetari i Report Tv mori në vendngjarje, shihet se makina është bërë shosh nga plumbat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja.
Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh. Klevi Baho mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali.
Makina e të rinjve
Viktima Klevi Baho 24-vjeç
Pse mor njerez flisni per gola Cun ma tmir se klevi ska pas Me zemer e me nder ka jetu Deri msot si kan bo njeriu gol Kan rreziku si cdo cun Me ate te folme tregoni veten se kush jeni je ca ordinera qe sdini ca o rreziku..
PërgjigjuKujt i thua rrezik ti .... me vjedh shpin e tjetrit o ordiner?Klevi sapo ka dale nga burgu ne belgjike per vjedhje ju beni derr derr ktu.Keto vetem gjynah sjane dhe keshtu e pacin tgjith kto si ky dhe ju qe nuk arrini te kuptoni kafsherine ku geloni.Kjo jete eshte bere per tu jetuar pa ber keq perndryshe secili mer ate qe kerkon.
Mos beni gola o njerez se tjetri rrezikon koken andej ne europ te jep krahe te ben me lek dhe ti i ben gol ca pret pastaj zoti te meshirofte mor djal
PërgjigjuKy turidhjeri me syze e paska pas hallall se qe nturi duket sa bq esht.Ai tjetri qe iku per lesh si dele duke blegerir te ajo foto me shisha gjynah.Pastaj cfare mbjell edhe korr thone budallenjte.Ai filmi dhe shprehja get rich or die trying ka per tbo akoma me shume deme ne shqiperi nese nuk nxjerin ndonje film tjeter si psh Work With Honesty And Live For Long Time.
PërgjigjuPse mor shok fol kshu Ben gjynah
O Baftjar psikologu ...merru me filma se punt i paske n 'rregull.O K...e
Ndaj thuhet qe çdo gje qe ben n jete,duhet ta besh mire,ne kete rast t kundert keto jan pasojat...shum ngushellime familjes
PërgjigjuCa te duhete demokracija kur ske siguri. LAVDi PPSH
PërgjigjuFillun shqiptaret nga zakoni. Ngushellime familjes.
PërgjigjuNgushllime Familjes. Nuk mendoj se te ben kot njeri ate lloj atentati. Shqiptaret i paskan pas qef punen e golave.
PërgjigjuE po si duket ka vonuar kthimin e librit ne bibliotek dhe.......
PërgjigjuBen golin dhjamosesh dhe nje dite te bukur kur gezon leket e tjetrit te gjejne dhe mbaron.Mos beni gola se cdo gje do ju shkoj mbare dhe flini rehat
PërgjigjuNga Elbasani keta me Audi A7 (qe eshte makine qe per nje 24 vjecare se perballon dot). Dihet me cfare jane marre me droge dhe tani jane prishur pazaret ose skane dhene leket aty ku duhej.
PërgjigjuPordhet e medhaja grisin breket....nuk behet leku ashtu o njerez me A7!!!
PërgjigjuPo si behet
Tamam