7 marsi, Basha: Mësuesit në presion
testimi për t'i larguar nga puna

7 marsi, Basha: Mësuesit në presion<br />testimi për t'i larguar nga puna
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit. Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se në këtë ditë duhet të kujtohemi se sa u detyrohemi mësuesëve.
 
Kreu i demokratëve nuk lë dhe kritikat për qeverinë që sipas tij mësuesit janë në një tyrsni të vazhdueshëm dhe të pasigurt për punën e tyre. Basha thotë se testimi i mësuesëve është një mjet për të larguar nga puna mësuesit dhe për të krijuar vende pune për militantët.  


Statusi i kreut të PD, Lulzim Basha
Çdo 7 mars është një thirrje për kujtesën dhe ndërgjegjen tonë, se sa u detyrohemi mësuesve tanë.Unë dua t’i uroj nga zemra për festën sot, por dua të ndaj gjithashtu shqetësimet e mëdha që ata kanë. Mësuesit shqiptarë janë sot nën një trysni të vazhdueshme nga qeveria, nën një pasiguri permanente që ka krijuar terror dhe ka hequr qetësinë e nevojshme që ata të ushtrojnë profesionin. Testimi i tyre sipas tekave të qeverisë, nuk është gjë tjetër vetëm se një mjet për të larguar masivisht mësuesit nga puna, dhe për të krijuar vende për militantët e pushtetit. Në krye të drejtorive arsimore janë vendosur persona që nuk kanë asnjë lidhje me vlerat e edukimit e arsimimit. Rasti i Lushnjes e tregoi se punësismi i mësuesve jo vetëm është kthyer në biznes për drejtuesit e korrupsionity rilindas, por për fat të keq edhe në skllavëri seksuale.
Nuk ka ditë më të trishtë për arsimin se dita ku e ka sjellë kjo qeveri gjendjen e mësuesve.Prej gati 2 vitesh paga e tyre nuk rritet. Prej 2 vitesh ka vetëm marifete e mekanizma shtypjeje e shantazhi për të vështirësuar jetën e tyre. Prej 2 vitesh nuk ka një investim të vetëm në insfrastrukturë e krijim kushtesh për të rritur cilësinë në mësimdhënie. Urimet e 7 marsit do të ishin hipokrizi pa vënë në pah vështirësitë dhe sfidat e mësuesve, jo për shkaqe objektive, por për shkak të padrejtësisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë. Ne jemi dhe do të jemi në krah të mësuesve, dhe kur ora e përgjëgjesisë sonë qeverisëse të vijë do të ketë trajtim dhe vëmendje për ta cdo ditë të vitit. Ky është 7 marsi më i keq për ta, por shqiptarët dhe mësuesit e tyre do të dinë ta ndalin të keqen.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron