7 marsi, Nishani: Të zhvillojmë
personalitetin e mësuesve tanë

7 marsi, Nishani: Të zhvillojmë<br />personalitetin e mësuesve tanë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, iu drejtua sot me një mesazh urimi gjithë edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

“Në përkujtim të festës së 7 Marsit që është e dashur për të gjithë ne shqiptarët dhe që sivjet përkon dhe me 128 vjetorin e vitit të hapjes së shkollës së parë shqipe, unë ju përcjell urimet më të përzemërta në gëzimin e festës suaj!”, thuhet në mesazhin e Presidentit.

"Arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe ju jeni ata që e mbani ndezur shpirtin e kombit shqiptar, vlerëson Kreu i Shtetit. Në këtë ditë, vijon ai, ne kujtojmë me respekt e krenari mësuesit e parë të Mësonjëtores shqipe, pasi vetë hapja e shkollës ishte një fitore e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare.

“Dita e Mësuesit është dita kur ne i kujtojmë të gjithë mësuesit tanë që nga çasti kur u ulëm për herë të parë në bankat e shkollës, dhe më pas, mësuesit e të gjithë brezave, sepse e gjithë jeta është një shkollë pambarim. Çdo 7 Mars i falënderojmë për punën e vyer, por edhe të vështirë që bëjnë duke arsimuar, edukuar, reformuar dhe transformuar nxënësit e tyre në profesionistë të zotë dhe qytetarë të denjë për t’i shërbyer atdheut tonë të përbashkët’, citohet mesazhi.

"Dëshirat e reformave edukative në jetën tonë mësimore, nuk mund të sigurohen pa përparimin dhe zhvillimin e personalitetit të mësuesve, në pikëpamjen metodike dhe didaktike. Mësuesi i epokave si kjo e jona, duhet ta shkrijë energjinë dhe kujdesin e tij jo vetëm brenda mureve të ngushta të shkollës.Lufta e gjithë jetës së sotme shoqërore për edukim, e cila dita-ditës lipset të bëhet më e organizuar dhe më e qendërzuar, i ngarkon mësuesit dhe pedagogut detyra më të rënda, më delikate, por dhe më të shenjta. Po nga ana tjetër, pikërisht falë këtij misioni që i cakton koha, mësuesi duhet të jetë në qendër të përkujdesit dhe mirë-trajtimit që duhet të ndjekë ndaj tij politika jonë arsimore.Në Ditën e Mësuesit, Presidenti i përcjell një urim të veçantë edhe një plejade mësuesish në pension, të cilët thotë ai, ‘kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e vyer e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë’, perfundon mesazhin Kreu i Shtetit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron