Në fjalën hapëse të mbledhjes inaguruese të Bordit të Paqes, presidenti Donald Trump tha Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë vendet që së bashku kanë premtuar në total më shumë 7 miliardë dollarë për rindërtimin eRripit të Gazës pas luftës. Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 10 miliardë dollarë të tjera për rimëkëmbjen e territorit palestinez.
Shqipëria dhe Kosova nuk u përmendën nga Trump si vende që do të kontribuojnë financiarisht në planin për rindërtimin e Gazës, por me trupa ushtarake që do të shërbejnë për ruajten e paqes në territorin palestinez dhe çarmatosjen e Hamas.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Rama mbron UÇK: Gjyq i turpshëm ndaj çlirimtarëve










