7 muaj pa Arben Bajon/Artisti vlerësohet me titullin ‘Mjeshtër i madh’, studiuesi: Me veprat e tij duhet të hapet një muze! (VIDEO)

7 muaj pasi u shua skulptori Arben Bajo është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me titullin “Mjeshtër i madh”, me motivacionin:“Në vlerësim të cilësive të mëdha artistike, talentit të spikatur e të vyer në fushën e skulpturës bashkëkohore shqiptare. Skulptori që trajtoi me dashuri të veçantë figurën e njeriut dhe shënjoi ndjeshëm realitetin artistik vendas, me kontributin e tij qytetar, pedagogjik dhe intelektual”.

 “Ne miqtë e tij që ishim përditë me të, na duket akoma sikur nga momenti në moment do të rikthehet sërisht. Është e pabesueshme ende. Të paktën ky çmim, që i dha Presidenti i Republikës është një vlerësim i krijimtarisë së tij dhe pwr dimensionin e tij human edhe pedagogjik. Patjetër që kjo nuk mjafton për kalibrin e Benit, që shënoi kohën e vet si pak skulptorë”, thotë studiuesi i arteve pamore, Ermir Hoxha.

Veprat e artit që ruhen nga familja në studion e tij, sipas studiuesit duhet që të kenë vlerësimin e duhur dhe nga institucionet, të cilat duhet të kenë vullnet për hapjen e një muzeu privat apo shtetëror

 “Familja është treguar shumë e aftë për të ruajtur krijimtarinë e tij, ashtu siç ka qenë. Prandaj unë mendoj se Arben Bajo e meriton një muze privat apo shtetëror, kjo mund të jetë një nisëm e familjarëve apo miqve, por që duhet të gjejë mbështetjen e institucioneve. Qoftë për një lloj investimi apo edhe për zgjidhjen e kuadrit ligjor”, thotë Ermir Hoxha.

Portrete të personaliteteve shqiptarë, figura njerëzore, eleganca e nudove, hulumtim i botës së brendshme njerëzore përmes mitologjisë, instinktet kafshërore të mbështjella plot mjeshtëri me trupat njerëzor janë vetëm disa nga elementët për të cilët Ermir Hoxha vlerëson artistin bashkëkohor.

“Beni është një nga ata artistë që përkufizon më mirë skulpturën, nga ajo skulpturë e ngjizur në kohën e komunizmit me të gjithë parametrat tejet profesionale që ka pas, në përjetimin e kësaj skulpture në një fazë tranzitore për tre dekada”, përfundon Ermir Hoxha.

Vdekja kobzezë edhe e parakohshme, që erdhi nga Covid 19 në moshën 53-vjeçare i la Bajos dhe projekte pezull, të cilat miqtë artistë do t’i finalizojnë në të ardhmen përmes realizimit të një ekspozite personale.

1614866080_Sequence03.01522109.Still035.jpg

Skulptori Arben Bajo 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi