Sportistet e ekipit të peshëngritjes së ekipit të Elbasanit stërviten në kushte mjaft të vështira. Palestra është me lagështirë, ndërsa baza materiale mungon. Boshtet dhe pllakat e peshave janë tepër të amortizuara. Peshëngritësit shprehen se i janë drejtuar Ministrit së Kulturë Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumci dhe presidentit dhe

Federatës Shqiptare të peshëngritjes Esat Ademi, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Çudia më e madhe lidhet me faktin që dy peshëngritësit, të cilët kanë qenë edhe pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike në Londër 2012 nuk kanë marrë prej 7 muajsh dietat.

Endri Karina dhe Briken Calja shprehen se me këto kushte nuk mund të pretendohet që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht. Sportistët u bëjnë thirrje institucioneve që të kthejnë sytë nga peshëngritja. Shumë sportistë të ekipit peshëngritjes së Elbasanit janë larguar nga ky ekip, nga kushtet e vështira.

Historikisht ekipi i Elbasanit ka nxjerrë sportistë olimpik në të gjithë Olimpiadat e fundit dhe nuk ka vëmendjen nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

(a.q/shqiptarja.com)