
Qyeteti ukraina është sulmuar sot nga ushtria ruse ku si pasojë 7 persona mbetën të vrarë këtë të enjte.
Sipas një zyrtari rajonal ushtria sulmoi përsëri qytetin në një kohë që pothuajse të gjithë banorët janë rikthyer pasi u zmbrapsën përpjekjet e Rusisë për ta pushtuar qytetin lindor.
"Sot armiku qëlloi në mënyrë tinëzare mbi Kharkiv," tha Guvernatori rajonal Oleg Sinegubov në mediat sociale.
"Shtatë civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë nëntë vjeçar," tha ai pasi sulmet goditën të paktën tre lagje të qytetit pranë kufirit me Rusinë.
Kryebashkiaku i Kharkivit, Igor Terekhov u bëri thirrje njerëzve të gjejnë strehim pas sulmeve.
“Trupat armike po bombardojnë sërish qytetin tonë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda








