7 raste të reja me COVID në Durrës, punonjës të një fasonerie

7 raste të reja janë  konfirmuar me COVID-19 në Durrës, e cila është ende një zonë e kuqe. 7 të prekurit janë punonjës në të një fasonerie në zonën e plazhit.

Në 24 orët e fundit konfirmohet edhe 7 raste të reja aktive duke rritur numrin e të prekurve në qytet, që prej ditësh kishte një rënie të konsiderueshme në rastet e reja të konfirmuara.

Ndërkohë dy fasoneritë, njëra në qytetin e Durrësit dhe tjetra në Krujë janë mbyllur pasi nuk arrijnë që të sigurojnë distancën mes punëtorëve.

276 punonjës janë vetëkarantinuar në shtëpi, ndërkohë që po iu merren mostrat për të parë nëse janë të infektuar ose jo.


Lajmi kryesor:

Vijon në rritje kurba e COVID-19, 18 raste të reja në 24 orët e fundit! MSH: Nëse vijojmë më këto ritme e mbyllim sërish vendin (VIDEO)


I.K/k.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj