18 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Të gjithë të prekurit janë raste kontakti të mëparshëm, nga këto 7 raste të një fasonerie në Durrës, 5 raste në Berat , 2 në Krujë dhe 4 në Tiranë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Edhe pe ka pasur një rritje të rasteve, Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se rastet e shtrimeve në spital mbeten të qëndrueshme ku deri tani janë vetëm 19 qytetarët të shtruar, ku 4 janë në terapi intensive.
Deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitiv 916 raste që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.
Një shqetësim i madh gjatë prezantimi të situatës ishte mungesa e përgjegjësisë qytetarët për hapjen graduale duke mos respektuar rregullat që ka sjellë dhe një rritje të numrit të asteve në dy ditët e fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kërkoi nga qytetarët respektimin e rregullave për të mos u kthyer në gjendjen e mëparshme.
“Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme. Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot", tha Manastirliu.
COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)
Testime totale 11988
Testime molekulare 11458
Testime serologjike 530
Raste pozitive 916
Raste të shëruara 705
Raste Aktive 180
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 77
Krujë 46
Shkodër 16
Kamëz 12
Berat 10
Durrës 9
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1
7 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Durrës, e cila është ende një zonë e kuqe. 7 të prekurit janë punonjës në të një fasonerie në zonën e plazhit.
Në 24 orët e fundit konfirmohet edhe 7 raste të reja aktive duke rritur numrin e të prekurve në qytet, që prej ditësh kishte një rënie të konsiderueshme në rastet e reja të konfirmuara.
Ndërkohë dy fasoneritë, njëra në qytetin e Durrësit dhe tjetra në Krujë janë mbyllur pasi nuk arrijnë që të sigurojnë distancën mes punëtorëve.
276 punonjës janë vetëkarantinuar në shtëpi, ndërkohë që po iu merren mostrat për të parë nëse janë të infektuar ose jo.
7 raste të reja janë konfirmuar deri tani me COVID-19, 5 prej tyre në Berat, pjesëtar të një familje dhe 2 në Krujë.
5 raste të reja janë konfirmuar në Berat me COVID-19, anëtarë të një familje. Sipas burimeve të Report Tv, të prekur rezultojnë familjarët e një punonjëse të Bashkisë Berat, mes të cilëve janë babai, mamaja, motra, vëllai dhe vajza e saj 2 vjeç. Berati vijon ende të mbetet një zonë e gjelbër edhe pse rastet dy ditët e fundit janë rritur ndjeshëm.
Dyshohet se virusi ka ardhur nga mamaja, e cila punonte infermiere në Spitalin e Beratit. Për shkak të punës së saj në Spitalin e Beratit, u është bërë tamponi edhe 54 punonjësve të bluzave të bardha dhe 5 tampone u janë bërë punonjësve të bashkisë, raste kontakti të familjarëve të prekur me COVID-19.
Gjithashtu edhe në Krujë janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19, që janë raste kontakti të të prekurve të ditës së djeshme.
Ore lerini rastet po ngrihuni sa nuk eshte vone se edhe ketu ku jam une e tentuan kete por nuk ja arriten se u ngrit shume popull,ngrihuni dhe terhiqeni zvarre me gjithe ato shallvare qe vesh ky sorristi ngrihuni dhe tregojini se perpara lirise nuk veme as jeten,ngrihuni per te mbrojtur vendin,femijet,ngrihuni mos flini gjume se kjo po duket sheshazi qe eshte loje,mos u ngrini vetem kur u therret plaku sali ose mona,ngrihuni dhe tregoni se jeni zoter te atij vendi,nuk ka pune njeri tju tregoje se kur do te dilni nga shtepia apo kur do te shkoni pazar,Turp Turp turp edhe njehere turp po nuk u bashkuat e te ngriheni tja tregoni se kush jeni,e le ta shkoje te jetoje ne hungari me sorron ky pastaj.
PërgjigjuBerati zone e gjelber. Ha ha ha
PërgjigjuPo atehere, kur ka shtim te rasteve, si ka mundesi qe po hapen shkollat? A ka ndonje shpjegim grupi i eksperteve?
PërgjigjuMbylleni, mbylleni, por nuk keni leke te paguani njerezit qe i late pa pune. Ku do gjeni leke per lemoshe te tjere lufte? Apo do paguajne ata te ppp-ve.
PërgjigjuPer nje jave do shikojm shume raste te reja, sepse masat nuk u respektuan nga njerzit. Njerzit mendojn qe eshte shaka, por kur do mbyllin prap vendin do shikojm sa skaka do jet. Ata qe jan te infektuar keto dy dite jan ata qe do na marrin ne Qafe ne qe jemi te kujdesem. Ata do jen shkaktar te mbylljes te vendit. Njerzit kan vajtur ne jug bejn plazh por kur do rritet numri I rasteve do shikojm qe ska. As Spital. Te na mbaj te gjithe
PërgjigjuOre te pacipe,po jeni bere kafshe fare.Infektohen 7 vete ne fasoneri,5 nga nje familje dhe ju thoni fajin e ka populli.Ore keni llogjike ju,se per shkence nuk behet fjale.
PërgjigjuPo ca thote kjo shushka? Ca distancimi thote kjo? Fasonerite po bejne namin kjo thote distancimi o qytetareve! Sikur po infektohen jashte ne rruge keta.Mbylleni prap po patet bythe po behuni gati te na mbani me buke se po e coni ekonomin grope
Përgjigju