7 regjisorë italianë e një shqiptar
ngjisin ‘Djallëzorët’ në skenë

7 regjisorë italianë e një shqiptar<br />ngjisin ‘Djallëzorët’ në skenë<br /><br>
Teatri Eksperimental ngjit në skenë një shfaqje kolektive me protagonistë italianë dhe shqiptarë. Kolektivi 38, e kanë pagëzuar veten protagonistët e shfaqjes “Djallëzorët” që do të ngjitet në skenë nga jo pak, por nga 8 regjisorë.  Në kohën kur artisti përpiqet të luftojë i vetëm për realizimin e tij, sjellim këtë shfaqje si në komunizëm, thotë me humor regjisori italian Rolando Macrini.

Puna me 8 regjisorë ka qenë interesante, një punë që na nxiti të bashkëpunonim ngushtë, sepse secili nga regjisorët kishte  estetikën e tij. Pra menduam dhe krijuam bashkë që të bënin një revolucion dhe të viheshim në një sprovë me këtë lloj projekti. Diçka e ngjashme si në komunizëm, duke lënë mënjanë dëshirën për të qenë vetë regjisor, dhe dhënë tek të tjerët një pjesë të krijimtarisë sonë, për të pasur në fund një shfaqje që të jetë e përbashkët, por edhe diçka unike”, tha Macrini.

Regjisorët e tjerë që kanë bashkëpunuar për shfaqjen janë Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto, Riccardo Mallus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini e Silvia Zoffoli. 

Është e vështirë të punosh, por ka qenë një bashkëpunim fantastik dhe unik. Ne kemi një shkollë totalisht klasike dhe kemi vetëm një. Për fatin tonë të keq është vetëm Universiteti i Arteve tashmë. Ndërsa regjisorët e tjerë janë të gjithë me formime totalisht të ndryshme nga njëri-tjetri. Njëra nga regjisoret për shembull është balerinë ka dalë nga një shkollë baleti e më pas ka bërë një shkollë regjie. Secili nga regjisorët ka një veçanti të vetin, por në thelb mënyra për të bërë regji është e njëjta.”, u shpreh Selimi.

Projekti i kësaj shfaqjeje eksperimentale, që ngjitet në skenë në datat 9 e 10 nëntor, reflekton mbi figurën e Bulgakovit, shkrimtari rus që u  çensurua dhe u botua vetëm 30 vitet e fundit, por edhe mbi formimin e komunizmit ne Rusi e më pas në Shqipëri. Vetë autori Bulgarov u censurua se shkroi mbi “eksperimentin komunist” në vitet ‘20- ‘30 ne në tre tregime te gjata si “Djallëzorët”, “Vezët fatale” dhe “ Zemra e qenit”. 

[gallery]24614[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online