7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Foto ilustruese

7 persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale në Tiranë. D.J, 26-vjeç dhe E.I, 27 vjeç janë vënë në pranga të policisë pasi gjatë kontrollit fizik të tyre u është gjetur lënë narkotike kanabis. Po ashtu policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.B, 52-vjeç pasi në zonën e Qafmollës, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh. Policia ka arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis;

E. I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafmolla 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 52 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur 16-vjeçar, sepse në zonën e Qafmollës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues Y. D. Si pasojë është vetëdëmtuar shtetasi D. L.,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

L. Sh., 40 vjeç dhe Gj. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K. A., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër