7 vjeçari i lutet doktorëve të vdesë
për të shpëtuar jetën e nënës së tij

7 vjeçari i lutet doktorëve të vdesë<br />për të shpëtuar jetën e nënës së tij
Chen Xiaotian është vogëlushi që u diagnostikua me tumor në tru në moshën 5-vjeçare. Djaloshi i kalonte ditët dhe netët në spital me nënën e tij Zhou Lu, por pak më vonë kjo e fundit u diagnostikua me një sëmundje të rëndë në veshka.

Të dy fjetën bashkë në spital, krah për krahë njëri tjetrit për dy vite. Zhou kishte nevojë për dializë, ndërsa i vogli Chen kishte nevojë për kujdes konstant. Doktorët besonin se 5-vjeçari do të shërohej së shpejti, por më vonë sëmundja e tmerrshme e tumorit u shfaq përsëri.

Kanceri e verboi dhe paralizoi Chen brenda pak kohësh, por mamaja e tij nuk i humbi kurrë shpresat. Sidoqoftë edhe ajo po luftonte me jetën dhe vetëm një transplant veshke mund ta shpëtonte. Në momentin që djali i saj mësoi problemin e të ëmës, i kërkoi dhe iu lut që të merrej veshka e tij.

Zhou ishte kategorikisht kundër dhe nuk pranonte edhe pse doktorët ia shtruan si ide.

“Mami, unë dua të të shpëtoj jetën”- i përgjërohej djali i vogël, raporton DailyMail. Pas shumë debatesh dhe dikutimesh, Zhou me zemrën e thyer pranoi.

Disa ditë më pas Chen u largua nga jeta. Atëherë doktorët i morën mëlçinë dhe veshkën. Përpara proçedurës i gjithë stafi i mjekëve mbajtën një minutë heshtje në nderim të vogëlushit hero.

Veshka e tij ishte mëse e përshtatshme për mamanë dhe sipas doktorëve shërimi i saj i shpejtë ishte një mrekulli. Chen i vogël shpëtoi edhe dy jetë të tjera me aktin e tij të guximshëm.

Veshka e tij e djathtë iu dhurua një vajze 21 vjeçare, ndërsa mëlçia iu dhurua një 27 vjeçari.

Tri jetë u shpëtuan falë këtij engjëlli të vogël me zemër të madhe.
FOTO
chen zhou
chen zhou
chen zhou
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk