AFRIKË E JUGUT - Një video ku tregohet një vajzë e vogël rreth 7 vjeç që i vjedh telefonin nga çanta e një gruaje po bën xhiron e botës.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Johanesburg të Afrikës së Jugut dhe në video tregohet një grua tjetër, e cila e shikon të gjithë ngjarjen dhe nuk e parandalon.

Mendohet se gruaja është e ëma e vajzës së vogël. Ngjarja fillon kur 3 ferma ulen në tavolinë. Në krah të tyre është tavolina e gruas, e cila ishte viktima e vjedhjes.

vjedhje

Në moment, vajza e vogël ngrihet nga tavolina dhe vjedh me gjakftohtësi telefonin nga çanta e gruas.

Pas kësaj, 3 femrat largohen nga restoranti pa i ndaluar askush. Ato ende nuk janë identifikuar dhe policia vijon kërkimet.