BRITANIA E MADHE- 7 vjet burgim për një shqiptar i dënuar dhe i dëbur disa herë nga Britania e Madhe për tragik të lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaj, emigranti ilegal me kombësi shqiptare, Baksim Bushati 37-vjeç është kapur së fundmi me 1 kg kokainë që kapte vlerën prej 27 mijë paund.
Që prej vitit 2005, shqiptari me qëndrim ilegal në Britani ka qenë i dënuar për gati 5 vjet burg për vepra vepra të ndryshme penale: për dhunë, posedim dokumentesh të rreme identifikimi dhe trafik lëndësh narkotike.
Sipas mediave angleze, shqiptari ishte dëbuar tri herë nga Britania e Madhe dhe gjithmonë është rikthyer për të kryer vepra më të rënda penale.
Shqiptari është arrestuar në 17 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ditën e sotme iu dha vendimi me 7 vjet heqje lirie nga gjykata.
Më 17 dhjetor, policia u vu në ndjekje të shqiptarit ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë. Sapo është ka vënë re se po ndiqej nga policia , ai është përpjekur t’i largohet duke u hedhur nga automjeti që ishte në lëvizje por nuk i ka shpëtuar dot bluve.
Ata e kanë kapur dhe kanë bërë një kontroll në banesën e tij, ku poshtë divanit i kanë gjetur sasinë prej 1 kg kokainë që në vlerë monetare shkonte në 27 mijë paund.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com