70 përqind

70 përqind
Nuk i ndahemi statistikave 70 përqind. Kështu, jemi 70 përqind muslimanë dhe 70 e popullsisë nga fshati ose me origjinë prej tij. Deri këtu asgjë të keqe. Përkundrazi. Rreziku na vjen nga të tjerë 70 përqindë. Si korrupsioni për shembull. Nuk di se c’aleancë është, nuk është partiake, është përmbi partitë; por rezultati i frikshëm është se po shkojmë drejt 70 përqind të kapjes së Shtetit dhe për pak, nuk di nëse do ta kemi më një që të quhet i tillë. 

Në këtë rezultat nuk kontribuon vetëm mazhoranca – do të ishte e padrejtë ta thonim – do të ishte e pamundur të arrinte e vetme një shifër kaq të frikshme korrupsioni. Bashkëpunojmë të gjithë: media, shoqëri civile, opozitë. Cdo heshtje e jona, rrit shkatërrimin e Shtetit. Po shkojmë drejt asaj që dimë të bëjmë më mirë: rrënimin e institucioneve. Kush hedh sot alarmin e kolapsit të ekonomisë, të përvetësimit të pasurive të vendit nga një grup i vogël njerëzish, rrënimin e shëndetit publik, arsimit dhe merret me një emër, atë të Berishës, mendoj se e ka shumë gabim. Berisha, Doktori, Doktori, Berisha, e përsëri Doktori, e përsëri Berisha që nga viti1990. Ne duam një lider si Berisha dhe prodhojmë të tillë, edhe si Meta; dhe tani i të njëjtës prerje dhe cami Idrizi. Duam një lider që të na fusë në punë, djalin, vajzën, motrën, që nuk di të bëjë asgjë, nuk ka mësuar asgjë. Të aftët, ata që qëndrojnë në mbrojtje më shumë se në sulm, ata që e kanë kulturën e duhur që të mos rreshtohen asgjëkundi, hapin sytë se si u arrit deri te ky 70 përqind. Koalicioni më i fortë është ky i përvetësimit të cdo gjëje dhe ky koalicion ëmbëlson individë nga shumë parti, pozitë dhe opozitë. Eshtë realizuar koalicioni i qokave mes njëri-tjetrit. 

Shteti po mbahet nga njerëz që i kanë premtuar besnikëri PD, LSI dhe tani edhe camit Idrizi. “Nuk di të bëj asgjë, po ama di të jem besnik”, ky është betimi i “masonëve” të paaftësisë. Dhe duket sikur u bëjmë nder njerëzve të afërt, por shkojmë drejt shkatërrimit të cdo shtylle të shoqërisë. Po ngremë 12 katësha, por po heqim tullat e themelit. Për të rënë një ditë.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë