TIRANE - 94 milionë lekë është fondi që do t’i shtohet buxhetit të Kryeministrisë, disa ministrive dhe prefekturës së Tiranës në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të Clirimit të Vendit. Efektet financiare të këtij vendimi prej 94 000 000 lekësh përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar në buxhetin e vitit 2014.
Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave
7 milione leke Ministrisë së Mbrojtjes për restaurimin e Objektit 0774
Ministrisë së Mbrojtjes, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, për kryerjen e punimeve restauruse në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.8010 dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëve.
23 milionë lekë Ministrisë së Mirëqenies Sociale për koncertin përmbyllës të fushatës publicitare
Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej 23 000 000 (njëzet e tre milionë) lekësh, për organizimin e koncertit të madh përmbyllës dhe të fushatës publicitare, me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit.
5 milionë lekë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për:
i. organizimin e kampionatit sportiv mes shkollave “Kupa e 70-Vjetorit të Çlirimit”;
ii. organizimin e ekspozitës kombëtare mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me imazhin e lirisë;
iii. konferencën shkencore për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
47 milionë lekë Ministrisë së Kulturës për ekspozita, festivale dhe restaurimin e objekteve perkujtimore te luftes
Ministrisë së Kulturës, në programin “Arti dhe kultura”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej 47 000 000 (dyzet e shtatë milionë) lekësh, për:
i. organizimin e ekspozitës “Albanian artists after the fall”, në hollin e Kryeministrisë;
ii. Festivalin e Dritave;
iii. ndërhyrjen restauruese në 20 objekte përkujtimore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare;
iv. ekspozitën në “Bunkerin antibërthamor të Linzës” (Objekti 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.8010).
1 milione leke Prefektures se Tiranes për restaurimin e Varrezave të Dëshmorëve
Prefekturës Tiranë, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për kryerjen e punimeve restauruse në Varrezat e Dëshmorëve, Tiranë, në përgatitje të ceremonisë zyrtare të nderimit.
1 milione leke Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare
Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për organizimin e pritjes zyrtare në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit.
10 milione leke Kryeministrise për aktivitetet e 70-vjetorit te Clirimit
Kryeministrisë, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime korrente”, fondi prej10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për organizimin e aktiviteteve me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com