700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.  Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.

Në Shqipëri vijon të mbetet i lartë numri  i infeksioneve ditore me COVID në vend. Në raportimin e ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit raportohet për 869  persona të infektuar. 

Shifrat e muajve të pandemisë në vend

Testime totale          1,112,627

Raste pozitive             156,162

Raste të shëruara         141,038

Raste Aktive                  12,585

Humbje jete                      2,539