700 policë përfitojnë shpërblime
fondi mbetet "peng" i qeverisë

700 policë përfitojnë shpërblime<br />fondi mbetet
Janë në total rreth 42 njësi policore, pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, përfituese të shpërblimeve të ndryshme të akorduara nga kreu i policisë Haki Çako. Rreth 700 efektivë të policisë mund të përfitojnë nga 1 deri në 6 paga shpërblim, por që ende ato nuk janë marrë. 

Në njësitë përfituese të shpërblimit përfshihen komisariatet, drejtoritë vendore të Forcave Speciale, si dhe struktura të hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit.

Shpërblimet janë përfituar në operacione relativisht të vështira, si ngjarja e Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë Ibrahim Basha, apo operacioni antidrogë i koduar “Xibraka” i zhvilluar në Elbasan. 

Po kështu efektivët e policisë pjesëmarrës në operacione si ato antikanabis të kryera në Dukagjin, ai i kapjes së vrasësit të turistëve çekë, apo edhe të tjera me rrezikshmëri të lartë, nuk kanë mundur të marrin shpërblimet e akorduara. 

Burime nga Policia e Shtetit thanë për Shqiptarja.com se fondi i veçantë i Policisë që përdoret për shpërblimet, duhet miratuar me VKM, pas propozimit të ministrit të Financave dhe atij të Brendshëm. 

Ndërkohë burime nga Ministria e Financave thanë se nuk ka mbërritur asnjë propozim për të kaluar në qeveri për miratim. Sipas tyre, Ministria e Brendshme ka fondin e posaçëm të saj ndërsa i duhet të bëjë edhe propozimet përkatëse. 

Një situatë e tillë duket se ka ndodhur për shkak se fondet nuk menaxhohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kreu i Policisë së Shtetit, por duhen miratuar më parë me një vendim qeverie pas propozimeve përkatëse.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim