Tiranë, 4 Shkurt / ATSH - Eshte përkujtuar sot 71- vjetori i masakrës së 4 shkurti të vitit 1944.
Raprezaljet e bastisjet e befasishme të kryera nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesit gjermane dhe bashkëpunëtorët e tij natën e 4 shkurtit 1944, jane ende te gjalla ne kujtesen e popullit.
Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve.
Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit.
Organizatorë dhe drejtues të kësaj masakre ishin bashkëpunëtorët shqiptarë të pushtuesit gjerman si, Xh. Deva, ministër i Brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i xhandarmërisë së Tiranës. Megjithë vuajtjet dhe tmerrin e shkaktuar masakra nuk arriti të ndalte luftën dhe qëndresën antifashiste të shqiptarëve.
/k.m//a.ke/