SARANDË- Agim Shkurta  45-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të transportonte drogë drejt Greqisë.

Ai u ndalua në Qafë Botë nga policia kufitare e cila gjatë kontrollit në mjetin e tij gjeti lëndën narkotike të fshehur brenda dopio shasisë në pjeën e poshtme të mjetit.  Policia gjeti dhe sekuestroi 72 kg kanabis sativa.

Ndërkohë ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza  "Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.

Droga e fshehur