'72% më shumë francezë në vitin 2022', guida ‘Petit Futé’ botim për turizmin e Shqipërisë, Rama: Udhërrëfyes ideal

'72% më shumë francezë në vitin 2022', guida ‘Petit Futé’ botim për turizmin e Shqipërisë, Rama: Udhërrëfyes ideal

Botimi i guidës ‘Petit Futé' për Shqipërinë

TIRANË- Guida franceze ‘Petit Futé’ ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet që duhen vizituar në vitin 2023. Guida franceze i ka kushtuar një botim të dedikuar turizmit në vendin tonë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka postuar kopertinën e guidës, ndërsa shkruan se ky është një lajm shumë i mirë për vendin tonë, pasi kjo është një mundësi që vlerat turistike të Shqipërisë të promovohen për turistët francezë. Rama bën me dije se në vitin 2022 Shqipëria ka mikpritur 72% më shumë turistë francezë krahasuar me vitin 2021.

“2023 na gjen me një botim të dedikuar për Shqipërinë turistike në “Petit Futé”, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze. Format praktik, i dedikuar për të gjithë udhëtarët francezë dhe udhërrëfyesi ideal për ta njohur Shqipërinë, duke iu shtuar kështu promovimit tonë për gjithë botën frankofone. 72% më shumë vizitorë francezë mikpritëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021”, shkruan Rama.

“Petit Fyté” e themeluar në vitin 1973 është një revistë dhe blog online udhëtimesh, që krahasohet me “Lonely Planet” në Britaninë e Madhe.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • riu: 14/01/2023 09:56

    para se tu japim hapsire jehone gazetareve te huaj rreth antikitetit pellazge ilir qeveria shqiptare duhet te krijoje nje komision historianesh shqiptare pa ndikime nga klikat greke apo sllave. me pare duhen rikthyer emertimet e dikurshme te monumenteve te themeluar nga populli vendas ilir.neraste se do te vazhdojme me emertime pushtuesish grek romak apo turke sllav fatkeqsisht ne vetedeklarohemi jo trashgimtar.

    Përgjigju
  • Toni: 05/01/2023 18:10

    Vendi yne preferohet shume nga turistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja