U dhunua nga 3 persona, flet doktori i Traumës: Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ka 2 fraktura kockore! Është dëmtim i madh në kokë

Avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në koma i intubuar dhe do të duhet dhe të paktën 72 orë për të përcaktuar nëse ka kaluar rrezikun për jetën.

Në një prononcim për median Dr. Gjovalin Bushi Shefi i Shërbimit të Urgjencës te Trauma tha se avokati është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët ndërsa dje është paraqitur në spitalin e Traumës me dëmtime në pjesën e parme të trurit dhe dy frakturave kockore.

Avokati ka traumë koke. Në momentet e para ishte koshient. Me kalimin e kohës gjëndja u rëndua. Pacienti ishte shumë i agjituar dhe nisi të humbte koshiencën. Pasi u bënë dy ekzaminime në këto kushte u detyruam që pacienti të intubohej dhe të kalonte në një komë të intubuar. Nga momenti I djeshëm deri sot gjëndja është stabël. Megjithëse duhet të themi që vijon në gjëndje të rëndë. Është dëmtim I madh në kokë. Me ekzaminimin që i është bërë sot në mëngjes është konstatuar se ka një ulje të edemës, një ndër faktorët kryesorë që e rëndojnë gjëndjen. Në këto kushte pacienti nuk ka nevojë të kryejë ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Nga parametrat është stabël por do të pritet si do të reagohet më vonë. Duhen të paktën 72 orë si do të reagojë. Duke e ndjekur mbi bazën e ekzaminimeve imazherike që të kemi një përmirësim të edemës, megjithëse ka dëmtime të tjera intercerebrale. Është në monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe për cdo lloj eventualiteti mund të ndërhyhet, por deri tani nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë të vijojë ky ritëm në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Ai kishte një dëmtim të pjesës së parme të trurit.  Përveç dy frakturave kockore që ka dhe një shtypje të pjesës së parme të trurit, u shtua edema dhe në këto kushte u detyruam ta intubojmë

Tre persona morën pjesën në aktin barbar të dhunimit të avokatit para derës së kopshtit 31 në zonën e ish- bllokut në Tiranë. Njëri prej tyre Dorian Aliaj u vetëdorëzua dje dhe në polici ka deklaruar se është porositur nga Dritan Nano që ai të tërhiqej nga padia për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Ndërsa për arrestimin e 2 dhunuesve Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj dhe Romario Tabaku i cili ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarje policia vuri në dispozicion 20 mijë euro. 


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në gjendje kome! Mjeku: 72 orë vendimtare! Autori i vetëdorëzuar e pranon: Donim t'i jepnim mesazh, na e kërkoi Dritan Nano për miqësi! 3 në kërkim


S.G/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë