TIRANË – Një 72 vjeçar ka rrezikuar jetën gjatë protestës së mbajtur paraditen e së martës përpara selisë së kryeministrisë për Ditën Botërore të punëtorëve.
Gjatë fjalimeve zyrtare të mbajtura nga drejtuesit e protestës, i moshuari ka pësuar gjendje të fikti, ku si shkak mendohet të kenë qenë edhe temperaturat e larta që prej ditësh kanë pushtuar vendin. Ai është parë të shembet në tokë dhe menjëherë qytetarët u munduan t’i jepnin ndihmën e shpejtë. Të pranishmit në vendngjarje njoftuan menjëherë ndihmën e shpejtë .U deshën 20 minuta, që bluzat e bardha të vinin para kryeminsitrisë, për ta marrë të moshuarin dheta dërgojnë atë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se gjendja shëndetësore e të moshuarit është e stabilizuar.

(gh/aq/shqiptarja.com)