Ai ka krijuar perandorinë e tij të modës, e cila përfshin veshje të shumta me printime ekzotike e veçanërisht Leopardi.

Kështu që nuk është habi që ti veshë ato teksa relaksohet me të dashurën e tij shumë vite më të re se vetja.

roberto cavalli

Është fjala për 73 vjeçarin Roberto Cavalli dhe të dashurën Lina Nilson, të cilët janë fotografuar me veshje plazhi me printime leopardi në Majemi, ditën e djeshme.

Roberto pavarsisht moshës dukej i sigurtë për pamjen e tij teksa qëndronte krah të dashurës Nilson.

Ata janë në një lidhje prej kohësh dhe janë parë shpesh në plash së bashku.

roberto cavalli

Roberto është një emër i madh në industinë e modës që prej vitit 1970 dhe shumë prej emrave të famshëm si Cara Delevigne, Rita Ora, Elizabeth Hurley vishen rregullisht me veshjet e tij.

Në fillim të këtij viti ai ngriti temperaturat me shfaqjen e tij  në “Milan Fashion Week”, ku prezantoi koleksionin e ri nën një shou të vërtetë.

(b.t/shqiptarja.com)