73 vjetori masakrës Çame, Idrizi:
Çështje ende e pazgjidhu

73 vjetori masakrës Çame, Idrizi:<br />Çështje ende e pazgjidhu
Sot shënohet përvjetori i 73 i masakrës së Çamërisë, ku popullsia e saj u masakrua nga trupat ushtarake greke të udhëhequra nga Napolon Zerva.

Kjo ditë sigurisht është kujtuar edhe nga Shpëtim Idrizi, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook shkruan se edhe pse kanë kaluar dekada nga spastrimi etnik, plaga e Çamërisë ende nuk është mbyllur ende dhe se ka  ngelur e vetmja çështje kombëtare që ende nuk ka nisur rrugën e zgjedhjes.

Postimi i plotë i Shpëtim Idrizit

73 vjet më parë, më 27 qershor 1944, është bërë masakra me e përgjakshme ndaj shqiptarëve të Çamërisë prej forcave të Lidhjes Republikane Greke të drejtuara nga gjenerali famëkeq Zerva.

Në këtë ditë, u vranë në mënyrë barbare mbi 600 civilë të pambrojtur, burra  gra dhe fëmijë dhe kjo është arsyeja pse prej vitit 1994, kjo datë është caktuar në kalendarin tonë kombëtar si Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërise.

Ne sot, kujtojmë me dhimbje mijëra viktimat shqiptarë të pafajshme që ranë pre e mizorisë shoviniste greke dhe po ashtu dhjetëra mijëra bashkombas të tjerët që u detyruan në mënyrë të dhunshme të largoheshin nga toka e tyre duke lënë pas shtëpitë, pronat, varret e të parëve e gjithçka tjetër kishin të shtrenjtë.

Edhe pse kanë kaluar mbi kaq dekada nga spastrimi etnik, plaga e Çamërisë ende nuk është mbyllur, duke ngelur e vetmja çështje kombëtare jona që ende nuk ka nisur rrugën e zgjedhjes. Prandaj gjaku i derdhur dhe vuajtjet e paraardhësve tanë, janë përgjegjësi morale për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’