Një 73-vjeçare nga Durrësi, e quajtur Rita, mbajti një fjalim të gjatë para protestuesve ku iu përgjigj kryeministrit Rama për shprehjen “sorra dhe korba”, duke thënë se ata i gjen në institucionin që drejton, duke e nisur nga Belinda Balluku. Rita kërkoi largimin e Ramës dhe ish-zv. kryeministres.
“Ky na bën sorra dhe korba. Ne jemi njerëzit që duam të rrimë dhe të na përzënë. Sorra dhe korba ka ato të kryeministrisë. E para Belinda Balluku, ajo ka firmosur për Shqipërinë. ajo është hajdutja ekstreme! Ai thotë do të lodhet ky popull. Jo! Do të ndizemi më keq! Rama ik, Belinda ik! Rroftë Shqipëria e re!”, tha 73-vjeçarja.
Lajmi kryesor:
Protesta/ 'Review'-t negative ndaj bizneseve, aktivisti Tepelena: Hitën do e kallëzojmë në SPAK! Sulmojnë qytetarët që nuk i bashkohen tubimit










