Në itali regjistrohen 56 viktima! 7.5 mln raste infeksioni në botë... 1.5 milion të prekur nga Covid në Amerikën Latine

Në itali regjistrohen 56 viktima! 7.5 mln raste infeksioni në botë... 1.5 milion të prekur nga Covid në Amerikën Latine

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit Covid ka tejkaluar shifrën e 7.5 milionë kurse numri i viktimave është rritur në më shumë se 421 mijë.

Infeksionet e Covid-19 në Amerikën Latine kanë tejkaluar shifrën e një milion e gjysmë.

Sipas agjencisë AFP, vendi më i prekur është Brazili, i cili ka tejkaluar 800,000 raste dhe 40,000 vdekje, me një rritje mbresëlënëse prej 100,000 infeksionesh në tre ditët e fundit.

Prej ditësh, pandemia e koronavirusit në Amerikën Latine ka pësuar një rritje të mprehtë, me një numër të përditshëm të infeksioneve që variojnë midis 35,000 dhe 50,000, dhe me të paktën 1.200-1.500 vdekje.

Vetëm Brazili kontribuon në buxhetin e përgjithshëm me rreth gjysmën e të infektuarve (802.828, +30,412 krahasuar me dje) dhe 60% të të vdekurve (40.919, +1,239).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 1747 të shëruar dhe 56 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 56 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 223.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1747 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 173 085

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 163 raste të reja pozitiv për një total prej 236 305

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 31 viktima nga koronavirusi për një total prej   16405 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 272 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej  91 204

Ora 15:58
Covid/Gjermani, më shumë se 169 raste të reja dhe 20 viktima nga infeksioni në 24 orët e fundit

Gjermania ka regjistruar 20 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit teksa totali I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 8772

Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 169 raste të reja infeksioni Covid për një total prej 186 691 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 170 961 dhe ditën e fundit nuk pati 331 pacientë të dalë nga spitali

Totali i rasteve aktive në vend është mbi 6958, 182 raste më pak nga dita e djeshme

Ora 15:33
SHBA, rritje e rasteve të reja me COVID-19 në rreth 20 shtete

Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Situata ka bërë që zyrtarët e shëndetësisë të paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

Një analizë e "Associated Press" e të dhënave mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit , zbuloi se në 21 shtete nga e hëna, mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme.

Eksperti i Fondacionit Kaiser për Shëndetin Global Joshua Michaud thotë se nuk ka vetëm një arsye për rritjen e numrit. Ai i quan ato "mikro-epidemi", secila me shkaqet e veta.

Në disa raste, kryerja e më shumë testimeve ka zbuluar shumë raste të reja. Në të tjera, shpërthimet e virusit në nivel lokal janë mjaft të mëdha për të rritur numrat ne rang shteti.

Por ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve për qëndrim në shtëpi dhe hapja e ekonomisë.

SHBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë.

Ora 14:51
Covid/Francë, më shumë se 400 raste të reja dhe 27 viktima nga infeksioni në 24 orët e fundit

Franca ka regjistruar 27 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit teksa totali I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 29 349

Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 425 raste të reja infeksioni Covid për një total prej 192 493 që nga fillimi I emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 72 269 dhe ditën e fundit nuk pati 317 pacientë të dalë nga spitali

Totali I rasteve aktive në vend është mbi 90 875

Ora 14:49
Covid/Spanjë, më shumë se 400 raste të reja dhe zero viktima nga infeksioni në 24 orët e fundit

Spanja ka regjistruar zero viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit teksa totali I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 27136.

Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 427 raste të reja infeksioni Covid për një total prej 242 707 që nga fillimi I emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 376 dhe ditën e fundit nuk pati asnjë pacientë të dalë nga spitali

Totali I rasteve aktive në vend është 65 mijë e 195

Ora 13:35
Covid/Ditë dramatike në Rusi, regjistrohen rreth 9000 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit

Në Rusi në 24 orët e fundit u regjistruan 8,987 raste të reja të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të gjetura në vend është rritur në 511,423.

Sidoqoftë, dje u njoftuan 8,779 raste të reja dhe të mërkurën 8,404, niveli më i ulët i infeksionit ditor në dy javët e kaluara.

Autoritetet raportuan se ditën e fundit u regjistruan edhe 183 viktima për shkak të koronavirusit, ndërsa 6.715 kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi.

Gjithashtu në Rusi janë 8,220 shëruar në 24 orët e fundit dhe 269.370 në total.

Të dhënat u reportuan nga qendra ruse e operacioneve antikoronavirus.

Ora 13:25
Brazil-Covid/Plazhi i famshëm Copacabana shndërrohet në një varrezë masive (FOTO)

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.

Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Brazili renditet pas Shteteve të Bashkuara sa i përket numrit të infektimeve dhe kaloi Italinë me numrin e viktimave. 

Ora 12:10
Ministri britanik: 80% e të infektuarve me koronavirus janë asimptomatikë

Ministri i Shëndetësisë, Matthew Hancock ka deklaruar se 80 për qind e të infektuarve nuk kanë treguar shenja të koronavirusit.

Javën e kaluar, Sherbimi kombetar per statistike te Britanise se Madhe ka njoftuar se 71 per qind e njerezve që janë konfirmuar pozitivë nuk kanë shfaqur simptoma.

Mirëpo, Hancock tha se numri i rasteve asimptomatikë është më I lartë dhe se mund të arrijë 80 per qind.

Këto të dhëna, ministri britanik i cilësoi një zbulim të rëndësishëm per këtë sëmundje.

Në vend deri tani janë regjistruar 293 mijë raste infeksioni dhe 41 364 viktima

Ora 12:08
OBSH: Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë

Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë, tha  Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtorja rajonale për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se koronavirusi po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij.

Deri më tani, Afrika ka qenë kontinenti më pak i prekur nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara dhe po përjeton rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në provincat e Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor, tha Moeti në një konferencë në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

Ajo shtoi se Kepi Perëndimor duket i ngjashëm me shpërthimet e fundit në Evropë dhe në SHBA.

Moeti tha se Afrika, në total, ka rreth 200,000 raste të të infektuarve dhe 5,000 vdekje.

"Edhe pse këto raste në Afrikë përbëjnë më pak se 3% të totalit global, është e qartë se pandemia është duke marrë hov", tha ajo.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 7.4 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 417,000 kanë vdekur.

Ora 08:51
Suedia 'dënohet' për gabimet, regjistron rekordin më të lartë ditor të rasteve Covid

Suedia njoftoi numrin më të lartë të të infektuarve me Covid, një rekord me 1,474 raste të reja për një total prej më shumë se 48 mijë, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 19 viktima.

Po sipas raportimeve, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi është rritur në 4814.

Rritja e rasteve të reja  të infeksionit “është një pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së testimit në rajone dhe ‘kapjes’ së rasteve me simptoma të buta”, tha kreu i mikrobiologjisë në Suedi Karin Tegmark-Wisell.

Në vend të dhënat për viktimat janë dramatike, 43 vdekje për 100 mijë banorë.

Faji për shkallën e lartë të vdekshmërisë të prodhuar nga COVID-19 i atribuohet mungesës së masave të kufizimit dhe bllokimit.

Ora 08:47
'Save the Children' në alarm: Në Meksikë shumë viktima të mitur dhe adoleshentë

‘Save the Children’ ka ngritur alarmin për fëmijët dhe të rinjtë në Meksikë, viktima të infeksionit nga koronavirusi.

"Midis 12 prillit dhe 8 qershorit, në Meksikë kanë humbur jetën 52 të mitur.

Numri i përgjithshëm i rasteve të fëmijëve dhe adoleshentëve të infektuar është rritur nga 84 në 2,622, mbi 30 herë më shumë në pak se dy muaj.

‘Save the Children’ i kërkon qeverisë Meksike të marrë masa të forta parandaluese për të shmangur infeksione të mëtejshme në rrdhët e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Meksikë është 134 mijë kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në rreth 16 mijë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë