75 të arrestuar në të gjithë BE-në
kundër pedofilisë në internet

75 të arrestuar në të gjithë BE-në<br />kundër pedofilisë në internet
Rreth 75 persona janë arrestuar në të gjithë Evropën për shpërndarje të materialeve pedofile në internet, sipas deklaratave të  policisë italiane dhe Europolit, agjencia e zbatimit të ligjit në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë, Europol deklaroi se “kishin hetuar 611 raste te dyshimta nga forcat policore kombëtare të ndjekura nga 207 hetime penale”.
 
Këto dyshime dhe hetime kanë sjellë dënimin e disave në mesin e 75 të arrestuarve.
 
Një zëdhënëse tha se misioni, i quajtur “Operacioni Daylight”, përfshinte  kombet e BE-së me përjashtim të Maltës dhe Republikës Çeke.
 
Nga ana tjetër, në një deklaratë të policisë italiane thuhet se rreth 100 persona, në të gjithë bllokun janë raportuar tek autoritetet gjyqësore për prodhimin dhe shpërndarjen në internet të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ethet e Nilit', konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë

'Ethet e Nilit', konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë