75 të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në një protestë të vitit 2013 në Egjipt

75 të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në një protestë të vitit 2013 në Egjipt

Foto ilustruese

Egjip mediat shtetërore njoftoi se një gjykatë ka dënuar 75 vetë me vdekje, mes tyre figura të rëndësishme të Grupit Vëllazëria Myslimane, të nxjerrë jashtë ligjit, për përfshirje në një protestë të vitit 2013.

Vendimi i sotëm i gjykatës kriminale të Kairos mbetet t’i çohet Myftiut të Madh, që është autoriteti më i lartë fetar i vendit, për opinionin e tij jo-detyrues për dënimet.

Po sipas të dhënave 660 persona të tjerë pritet të dënohen më 8 shtator.

Numri i të pandehurve janë gjithsej 739 persona, mes tyre Udhëheqësi Suprem Vëllazërisë Myslimane Mohammed Badie dhe reporteri Mahmoud Abu Zeid. Akuzat e ngritura janë të ndryshme, nga vrasje, në dëmtim të pronës publike.

Zhvillimi i protestës në vitit 2013 ishte në mbështetje të ish Presidentit islamik Mohammed Morsi, i cili u detyrua të largohej nga pushteti pas protestave masive kundër sundimit të tij përçarës një-vjeçar. Protesta u shpërnda me dhunë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë