NATO feston këtë vit 75 vjetorin e themelimit. E krijuar më 4 prill 1949 Aleanca më e madhe politike dhe ushtarake e vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut shënon kështu 75 vite mbrojtje kolektive.
NATO, tashmë e përbërë prej 32 vendesh anëtare është një komunitet aleatësh të lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke ruajtur misionin e saj kryesor të mbrojtjes së anëtarëve të saj nga çdo kërcënim.
Prej vitit 1999, Aleanca e NATO-s ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë, përmes KFOR, i cili vijon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe rajon. Pjesë e këtij misioni si dhe e disa misioneve të tjera në zona të nxehta të globit janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Shqipëria është anëtare e Aleancës transatlantike që prej vitit 2009 dhe këtë vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.
Në nder të këtij përvjetori, më datë 9 prill në Forcën Tokësore do të organizohet një ceremoni madhështore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të vendit dhe shteteve anëtare të Aleancës.
SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
64.7%
-
Të gabuar
12%
-
Nuk kam mendim
23.3%
Vota total: 249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me Spiropalin në Prishtinë, Haradinaj: Faleminderit Edi Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së
25 Shkurt, 18:52
-
Juglindja në izolim/ Vengu për Korridorin VIII: Do të ndërtojmë prita lumore në Shkumbin! Qendro: Rruga nuk është shembur nga gërryerjet në lumë
25 Shkurt, 10:56
-
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin: Partneritet i thelluar dhe mbështetje e qartë për integrimin europian të Shqipërisë
24 Shkurt, 09:00
-
Augustin Palokaj: Kosovës i duhen aleanca ushtarake dhe marrëveshje bilaterale për mbrojtje
23 Shkurt, 16:08
-
Ish-deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku propozohet kandidat për të qenë ambasador i Shqipërisë në NATO
19 Shkurt, 17:00
-
NATO: Nuk po konsiderohen ndryshime të rëndësishme në misionin e KFOR-it
19 Shkurt, 16:51
-
Presidenti Donald Trump: Nuk më intereson çmimi Nobel, dua të shpëtoj jetë!
19 Shkurt, 16:15
-
Masteri i Sigurisë Kibernetike në Akademinë e Forcave të Armatosura, akreditim maksimal deri në 2031
19 Shkurt, 10:51
-
Trupat shqiptare në stërvitjen speciale KFOR ’36 në Gjermani, Vengu: Jemi NATO në personel, përgatitje e mbrojtje të sigurisë kolektive
18 Shkurt, 08:53
-
Siguria e Europës kalon nga Ballkani Perëndimor! Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu: Duam të jemi vlerë e shtuar për BE-në
16 Shkurt, 14:14
-
Ministeriali i Korridorit VIII më 18 shkurt në Tiranë! Në fokus zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal (AXHENDA)
16 Shkurt, 12:59
-
Vengu: Konferenca e Sigurisë së Mynihut, mundësi për forcimin e partneriteteve strategjike
16 Shkurt, 10:05