75 vjet nga themelimi/ Ruçi: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një vlerë e shtuar në kontributin në shërbim të paqes
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur sot 75 vjetorin e themelimit të OKB-së.
“24 tetori i vitit 1945është ndër stacionet më të rëndësishme të historisë moderne. Themelimi i OKB-së dhe hyrja në fuqi e Kartës Themeluese të Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shenjë e ndërgjegjësimit të kombeve dhe qeverive të tyre se paqja dhe jo lufta janë zgjedhja e njerëzimit; se bashkimi dhe jo ndarjet janë mjeti për arritjen e paqes; se demokracia në asnjë komb nuk mund të ndërtohet e të jetë e qëndrueshme, pa demokratizuar vendim-marrjet botërore.
OKB është aktualisht një organizatë globale, me legjitimitet, fuqi dhe impakt si rrallë ndonjëherë në histori.Nga 51 shtete themelues, Asambleja e Përgjithshme është rritur sot në 193 shtete.
Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955, pas një dekade përpjekjesh për tësiguruar këtë të drejtë, si zbatim i parimit të universalitetit të kësaj organizate të madhe botërore.
Anëtarësimi në OKB është një mundësi për të kontribuar në të mirë të zhvillimit, paqes, sigurisë, mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.
Pozita e Shqipërisë në OKB ka ardhur duke u fuqizuar dhe aktualisht vendi ynë ka paraqitur kandidaturën për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023, për të cilën po fitojmë gjithnjë e më shumë mbështetje ndërkombëtare.
Kuvendi i Shqipërisëështë aktualisht duke zhvilluar një diplomaci intensive parlamentare për të arritur këtë objektiv. Shqipëria në Këshillin eSigurimit të OKB-sëështë një vlerë e shtuar në kontributin në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.”, shkruhet në përshëndetjen e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të OKB-së.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor 2024, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor 2024, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor 2024, 07:40
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor 2024, 11:31
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01