75 vjetori i Ditës së të Drejtave të Njeriut, Nikolla: Kuvendi, i vendosur në mbrojtje të lirive të qytetarëve

75 vjetori i Ditës së të Drejtave të Njeriut, Nikolla: Kuvendi, i vendosur në mbrojtje të lirive të qytetarëve

1696684168_linditanikolla.jpg

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se Kuvendi qëndron i vendosur në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vendit.

Ajo tha se Shqipëria e cila prej 10 tetorit është për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB është në vijën e parë të mbrojtjes së këtyre të drejtave.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila shënon gjithashtu 75-vjetorin e miratimit nga OKB të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Prej 10 tetorit 2023, Shqipëria është për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB dhe është tashmë në vijën e parë të mbrojtjes së këtyre të drejtave.

Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur në mbrojtje të të drejtave e lirive të qytetarëve, përmes modernizimit të legjislacionit, mbikqyrjes së institucioneve shtetërore dhe mbështetjes së institucioneve të pavarura.

Dita e të Drejtave të Njeriut shënon fundin e fushatës botërore dhe fushatës sonë kombëtare të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Të drejtat e grave e vajzave dhe mbrojtja e tyre nga dhuna me janë në krye të prioriteteve të Kuvendit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ne po punojmë për përmirësimin e kuadrit ligjor për mbështetjen e fuqizimit ekonomik të grave e vajzave, rritjen e aksesit të tyre në burimet e shoqërisë dhe adresimin e kësaj çështjeje si një problem i të gjithë shoqërisë.”, shkruan Nikolla.


Lajmi kryesor:

Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të gjithë popujt! Ambasada e SHBA: Të krijojmë një shoqëri të barabartë


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje