Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të gjithë popujt! Ambasada e SHBA: Të krijojmë një shoqëri të barabartë

Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të gjithë popujt! Ambasada e SHBA: Të krijojmë një shoqëri të barabartë

Foto ilustruese

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris, lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë persona besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Për 75 vjetorin e kësaj dite reagoi edhe presidenti Bajram Begaj i cili e cilësoi si një ideal të përbashkët për popujt arritjen e Deklaratës të të Drejtave të Njeriut. Ai u shkruan se kjo ditë përkon edhe me zgjedhjen për herë të tretë të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit. Deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore. Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë"- shkruan Begaj. 

Në një reagim të bërë në rrjetin social facebook, ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se kjo ditë është kujtesë se ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore.

“Dita e të Drejtave të Njeriut | Sot shënohet 75 vjetori i një prej zotimeve globale më novatore në botë: Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Dita e të Drejtave të Njeriut shënon gjithashtu fundin e fushatës botërore të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Kjo ditë është një kujtesë se, përmes veprimeve tona, ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore - pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinionet politike ose opinionet e tjera, kombësia ose përkatësia sociale, pasuria, lindja apo përcaktime të tjera. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin të drejtat e çdo njeriu”- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Në kuadër të kësaj dite reagoi edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila tha se Kuvendi është në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Ndërsa institucioni i Avokatit të Popullit, shkroi se në këtë ditë duhet të kemi guximin të përballemi me dështimet dhe të rregullojmë gabimet sa më shpejtë. 

Çfarë ndodhi më 10 dhjetor 1948

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën Universale pёr të Drejtat e Njeriut. Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, të paraqitet, të lexohet dhe të shpjegohet sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukative të të gjitha vendeve dhe shteteve pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Përmes veprimeve tona ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë

1702222572_eeeeee.PNG

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në kuadër të Ditës së të Drejtave të Njeriut, përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se kjo ditë na kujton se përmes veprimeve tona, ne mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore, pavarësisht ndryshimeve që kemi mes njëri-tjetrit.

“Dita e të Drejtave të Njeriut | Sot shënohet 75 vjetori i një prej zotimeve globale më novatore në botë: Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.  Dita e të Drejtave të Njeriut shënon gjithashtu fundin e fushatës botërore të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Kjo ditë është një kujtesë se, përmes veprimeve tona, ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore - pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinionet politike ose opinionet e tjera, kombësia ose përkatësia sociale, pasuria, lindja apo përcaktime të tjera. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin të drejtat e çdo njeriu”,- shkruhet në postimin e ambasadës.

Ora 11:25
75 vjetori i Ditës së të Drejtave të Njeriut, Nikolla: Kuvendi, i vendosur në mbrojtje të lirive të qytetarëve

1696684168_linditanikolla.jpg

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se Kuvendi qëndron i vendosur në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vendit.

Ajo tha se Shqipëria e cila prej 10 tetorit është për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB është në vijën e parë të mbrojtjes së këtyre të drejtave.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila shënon gjithashtu 75-vjetorin e miratimit nga OKB të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Prej 10 tetorit 2023, Shqipëria është për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB dhe është tashmë në vijën e parë të mbrojtjes së këtyre të drejtave.

Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur në mbrojtje të të drejtave e lirive të qytetarëve, përmes modernizimit të legjislacionit, mbikqyrjes së institucioneve shtetërore dhe mbështetjes së institucioneve të pavarura.

Dita e të Drejtave të Njeriut shënon fundin e fushatës botërore dhe fushatës sonë kombëtare të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Të drejtat e grave e vajzave dhe mbrojtja e tyre nga dhuna me janë në krye të prioriteteve të Kuvendit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ne po punojmë për përmirësimin e kuadrit ligjor për mbështetjen e fuqizimit ekonomik të grave e vajzave, rritjen e aksesit të tyre në burimet e shoqërisë dhe adresimin e kësaj çështjeje si një problem i të gjithë shoqërisë.”, shkruan Nikolla.

Ora 11:16
75 vjetori i Ditës të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit: Duhet të kemi guximin për t’u përballur me dështimet dhe t’i korrigjojmë menjëherë

1691521633_avokatiipopullit.jpg

Për 75 vjetorin e Ditës të të Drejtave të Njeriut ka reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit që drejtohet nga Erinda Ballanca.

Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, Ballanca shkruan se Shqipëria ka bërë hapa të qenësishme në kuadër të të drejtave të njeriut por shtoi se duhet të kemi guximin për t’u përballur edhe me dështimet dhe të marrim hapa korrigjues menjëherë.

“Sot, le të reflektojmë dhe të përballemi me realitetet brenda kuadrit të të drejtave të njeriut në Shqipëri, ndërsa analizojmë rrugëtimin e Shqipërisë drejt drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit për të gjithë.

Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në rolin tim si Avokate e Popullit, nuk mund të mos theksoj domosdoshmërinë e një reflektimi gjithëpërfshirës mbi sfidat aktuale.

Shqipëria ka bërë hapa të qenësishme, megjithatë ne duhet jo vetëm të evidentojmë arritjet, por të kemi guximin për t'u përballur me dështimet dhe të zotohemi e të marrim hapa korrektues menjëherë.

Kjo ditë duhet të jetë dhe duhet të ndihet për këdo si një katalizator për ndryshimin, një moment ku ne angazhohemi kolektivisht për të adresuar shkaqet rrënjësore të shkeljeve të të drejtave të njeriut, për të shkuar përtej retorikës dhe për të siguruar që kornizat tona ligjore dhe shoqërore të mbrojnë dhe fuqizojnë vërtet çdo qytetar.

Angazhimi ynë ndaj të drejtave të njeriut duhet të matet me veprimet konkrete që ndërmarrim për të hequr barrierat, për të përforcuar zërat e margjinalizuar dhe për të korrigjuar padrejtësitë sistematike”- shkruhet në reagimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

Ora 10:32
Begaj në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut: Ideal i përbashkët për të cilët luftojnë popujt dhe kombet

1701199578_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke e cilësuar si një ideal të përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt që çdo individ të gëzojë të drejtat dhe liritë themelore në mëyrë të barabartë dhe pa diskriminim. 

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit Deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.  Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të  dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”- shkruan Begaj. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 11/12/2023 07:28

    Te drejta ka vetem per njrezit e pasur dhe vendet e medha e te forta.Per cfar te drejtash flet Presidenti yne kur i jep perkrahje shtetit te Izraelit ne genocidin kunder palestinezeve?

    Përgjigju
  • Igor: 10/12/2023 09:24

    Te drejtat e njeriut nuk ekzistojne ,po te ekzistonin nuk dote ishte perdorur Veto e Amerikaneve ndaj Palestinezeve ,por neve jetojme momentalisht ne nji Fashizem Demokratik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve