75 vjetori i Ditës të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit: Duhet të kemi guximin për t’u përballur me dështimet dhe t’i korrigjojmë menjëherë

75 vjetori i Ditës të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit: Duhet të kemi guximin për t’u përballur me dështimet dhe t’i korrigjojmë menjëherë

1691521633_avokatiipopullit.jpg

Për 75 vjetorin e Ditës të të Drejtave të Njeriut ka reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit që drejtohet nga Erinda Ballanca.

Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, Ballanca shkruan se Shqipëria ka bërë hapa të qenësishme në kuadër të të drejtave të njeriut por shtoi se duhet të kemi guximin për t’u përballur edhe me dështimet dhe të marrim hapa korrigjues menjëherë.

“Sot, le të reflektojmë dhe të përballemi me realitetet brenda kuadrit të të drejtave të njeriut në Shqipëri, ndërsa analizojmë rrugëtimin e Shqipërisë drejt drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit për të gjithë.

Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në rolin tim si Avokate e Popullit, nuk mund të mos theksoj domosdoshmërinë e një reflektimi gjithëpërfshirës mbi sfidat aktuale.

Shqipëria ka bërë hapa të qenësishme, megjithatë ne duhet jo vetëm të evidentojmë arritjet, por të kemi guximin për t'u përballur me dështimet dhe të zotohemi e të marrim hapa korrektues menjëherë.

Kjo ditë duhet të jetë dhe duhet të ndihet për këdo si një katalizator për ndryshimin, një moment ku ne angazhohemi kolektivisht për të adresuar shkaqet rrënjësore të shkeljeve të të drejtave të njeriut, për të shkuar përtej retorikës dhe për të siguruar që kornizat tona ligjore dhe shoqërore të mbrojnë dhe fuqizojnë vërtet çdo qytetar.

Angazhimi ynë ndaj të drejtave të njeriut duhet të matet me veprimet konkrete që ndërmarrim për të hequr barrierat, për të përforcuar zërat e margjinalizuar dhe për të korrigjuar padrejtësitë sistematike”- shkruhet në reagimin e institucionit të Avokatit të Popullit.


Lajmi kryesor:

Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të gjithë popujt! Ambasada e SHBA: Të krijojmë një shoqëri të barabartë


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?