Sot është festuar me një ceremoni 75- vjetori i Konferencës së Pezës, një ngjarje e rëndësishme për sa i përket bashkimit të shqiptarëve në luftën nazifashiste, ku ka marrë pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe nën/ kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Por përveç organizimit të aktiviteteve të realizuar nga organet vendore për festimin e këtij përvjetori, në Pezë gjatë ditës së sotme është shfaqur edhe një grup veteranësh, të cilët në qendër të fshatit kanë krijuar një stendë me foto të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Grupi i veteranëve, të cilët vendosën stendën me portretet e ish-diktatorit, kishte shkuar në Pezë me një agjendë të vetën dhe nuk është përfshirë në aktivitetet e zhvilluara nga organet e qeverisjes lokale.
Krahas vendosjes së stendave me portretet e diktatorit nga veteranët, gjatë ceremonive zyrtare fotot e tij janë mbajtur në duar nga disa fëmijë, kjo për të shmangur sulmet e drejtpërdrejta ndaj nostalgjikëve.
Nuk është hera e parë që fotot e Enver Hoxhës paraqiten në aktivitete të tilla, ndërsa nuk ka munguar as debati në opinionin publik për shfaqjen e simboleve komuniste në ditë të tilla ku marrin pjesë edhe figura të larta të shtetit tonë.
[gallery]23911[/gallery]

(Stenda e krijuar nga veteranët për ish- diktatorin Enver Hoxha në qendër të fshatit Pezë)

(Fotot e diktatorit mbahen në duar nga disa fëmijë)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO