Koreja e Veriut në një atmosferë aspak të zakonntë për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, ka zhvilluar një parade ushtarake në Pyongyang për të festuar 75 vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve. Asnjëri nga pjesëmarrësit nuk kishte maska, por kishte shumë më pak qytetarë se zakonisht.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbajti një fjalim në paradën ushtarake në Pyongyang. Ai u shpreh se ishte mirënjohës që asnjë koreano-verior nuk ishte infektuar me Covid-19 dhe argumentoi se pandemia “nuk mund të parandalohej pa socializëm”.
Sa i përket marrëdhënieve të tensionuara me Korenë e Jugut, Jong Un tha se ishte i sigurt se kriza do të kapërcehej dhe se popujt e dy Koreve do të bashkohen sërish.
Përvjetori i sotëm festohet në Korenë e Veriut me një seri koncertesh dhe festivalesh dhe monitorohet nga afër, pasi konsiderohet si një mundësi që Kim të përcjellë mesazhe si brenda ashtu edhe jashtë vendit të tij.