Një anije e Koresë së Jugut ka shpërthyer në flakë në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Ministrisë së Jashtme Koreane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40 të mbrëmjes, sipas kohës së Seulit. Sipas autoriteteve të Seulit, dyshimet janë se anija është sulmuar. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima.
"Një shpërthim dhe zjarr ndodhi në bordin e një anijeje të operuar nga një kompani anijesh koreano-jugore që ishte në ndaluar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, brenda Ngushticës së Hormuzit. Aktualisht nuk ka viktima të raportuara", njoftoi Ministria.
Lajmi kryesor:
Anija e Koresë së Jugut shpërthen në flakë në Hormuz! Irani sulmon me dronë Emiratet dhe Omanin! Trump: Pa mua do të kishte Luftë të Tretë Botërore








