75 vjetori i Zbarkimit të forcave aleate, Trump dhe Macron shfaqen krah njëri-tjetrit

75 vjetori i Zbarkimit të forcave aleate, Trump dhe Macron shfaqen krah njëri-tjetrit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron përgëzuan veteranët dhe theksuan frymën e bashkëpunimit mes vendeve aleate, ndërsa përkujtuan 75 vjetorin e Ditës së Zbarkimit në Normandi që çoi në humbjen e nazistëve dhe në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Të dy udhëheqësit folën në një ceremoni në Varrezat Amerikane të Normandisë në Colleville-sur-Mer, ku janë varrosur më shumë se 9,000 ushtarë amerikanë.

Në fjalimin e tij, Macron nderoi ata që sakrifikuan jetën e tyre dhe luftuan për të çliruar Francën, duke thënë se operacioni ndryshoi të ardhmen e Evropës dhe të botës. Ai e mbajti fjalimin e tij në frëngjisht, por në një moment e kthyeu në anglisht pasi iu drejtua një grupi veteranësh të ulur pas tij.

"Ne e dimë që ju detyrohemi ju veteranëve: lirinë tonë. Në emër të kombit tim, dua t’u them thjesht faleminderit", tha presidenti Macron.

Në fjalimin e tij, presidenti Trump nderoi ata që "sakrifikuan jetën e tyre për vëllezërit, për vendet e tyre dhe për mbijetesën e lirisë".

Ai u tha veteranëve të mbijetuar se janë "krenaria e kombit ... lavdia e republikës, dhe ne ju falënderojmë nga thellësia e zemrave tona".

Presidenti ndaloi disa herë gjatë fjalimit për të veçuar veteranët e mbijetuar dhe për t'i falënderuar familjet e tyre personalisht.

Fjalimi i tij gjithashtu vazhdoi një temë solidariteti me aleatët që kanë përkujtuar përvjetorin e kësaj jave. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë