77 vjet nga sulmi në Hiroshima, Guterres: Sot bota është në rrezik, s'duhen krijuar armë bërthamore
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres
Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e parë me bombë atomike të 77 vjetëve më parë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të armëve bërthmore. Ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindje të Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.
“Njerëzimi po luan me armë të mbushur. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr. Sot krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt – në Lindje të Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ne duhet të pyesim se çfarë kemi mësuar nga tymi që është përhapur në formë kërpudhe në këtë qytet", ka thënë Guterres.
Para agimit, të mbijetuarit e sulmit dhe familjarët e tyre kanë dërguar lule dhe janë lutur në vendin përkujtimor në Hiroshima. Rreth 140,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bombardimit të Hiroshimas nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 6 gusht të vitit 1945.
Në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë vdekur pas ekspozimit në rrezatim. Tri ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona. Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve
5 Mars, 22:55
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane
1 Mars, 09:33
-
Serbia ngatërron votën në OKB, Vuçiç kërkon falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës
25 Shkurt, 19:46
-
Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë 524 miliardë dollarë në 10 vjet
25 Shkurt, 17:46
-
OKB miraton rezolutën ‘paqe në Ukrainë’, dënon agresionin e Moskës, SHBA-Rusi kundër! Shqipëria voton pro! Ndarje Europë-Amerikë
25 Shkurt, 07:21
-
OKB miraton rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës
24 Shkurt, 16:05
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Masakër në burgun e Republikës Demokratike të Kongos: Më shumë se 150 gra të burgosura përdhunohen dhe digjen për vdekje
6 Shkurt, 16:50
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
5 Shkurt, 08:05
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
Neqofttese doni paqe duhet te hiqni qafe Putinin Hitlerin e shekullit 21.
Përgjigju