77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës! Nderojnë me grusht dëshmorët, në Shkodër dhe Vlorë së bashku në ceremoni me zyrtarët lokalë

Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Edhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër, në praninë e përfaqësuesve me të lartë të pushtetit vendor në Shkodër, si dhe Ministres së Shtetit Edona Bilali, ka qenë sekretari i komitetit qendror të Partisë Komuniste, Gjon Bruci, i cili ka vendosur yllin në shenje simbolike pranë monumentit të dëshmorëve të atdheut.

I pyetur nga mediat, për përdorimin e grushtit, Bruci tha se ai nuk është simbol i komunizmi dhe se nuk ka asnjë ligj që ndalon simbolin e gushtit apo foton e Enver Hoxhës dhe për aq kohë sa këto nuk ndalohen dhe Partia Komuniste njihet ligjërisht në vend dhe garon në zgjedhje, këto simbole do të përdoren.

 Nga ana tjetër ai është pyetur edhe në lidhje me urimin me portretin e Enver Hoxhes nga deputeti I parlamentit shqiptare,  Bruci tha se kur deputeti Enkelejd Alibeaj ta bëjë ligjin në parlament për ndalimin e tyre, atëherë edhe Partia Komuniste do të respektojë ligjin.

"Historia e popullit shqiptarë mbështete mbi 4 kolona është periudha e Skënderbeut, është shpallja e pavarësisë, lufta nacional çlirimtare e popullit shqiptar dhe lufta çlirimtare e Kosovës. Kush pretendon  dhe punon për shembjen e këtyre kolonave punon kundër interesave të popullit shqiptare.  Grushti nuk është komunist, është proletar dhe i punëtorëve të botës dhe vetë Trump që çdo fotografi e keni me grusht. Nuk është e vërtetë që është simbol i komunizmit, komunizmi ka drapër e çekan si simbol. Këto simbole ekzistojnë sepse Partia Komuniste e Shqipërisë është me ligj një nga parti e spektri pluralist të Shqipërisë, ne kemi të drejtën ligjore të bëjë propagandë dhe të garojmë në zgjedhje.  Nuk ka asnjë ligj që ndalon fotot e Enverit dhe simbolet e Partisë komuniste, kur ta bëjë Alibeaj ligjin në parlament dhe në do të zbatojmë ligjin", tha Bruci

Edhe në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve në Vlorë, ka pasur veteranë që janë shfaqur me kurora me lule duke i nderuar me grusht. Ata kanë qenë së bashku me zyrtarët lokalë në ceremoninë e nderimit.

Ndërsa në Tiranë veteranët dhe anëtarët e Partisë Komuniste u shfaqën duke nderuar dëshmorët me grusht dhe foton e Enver Hoxhës, pas ceremonisë së mbajtur nga Presidenti Ilir Meta, Edi Rama dhe Lindita Nikolla.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 08/12/2021 16:57

    POSHT KOMUNISTAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun