Ushtari 28-vjeçar Andrea Kaçi, i cili u plagos gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, është vizituar në spitalin e Traumës në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

Report Tv ka siguruar pamjet kur ministri Ermal Nufi ka dalë nga spitali i Traumës, pasi vizitoi ushtarakun e plagosur.

Menjëherë pas dëmtimit gjatë furnizimit me ujë të një mjeti zjarrfikës, 28-vjeçari u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës.

Efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.

Ministria e Mbrojtjes vijon të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë.


Lajmi kryesor:

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te 'Trauma'! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)