786 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit! Viktimat të moshës 53- 83 vjeç

786 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit! Viktimat të moshës 53- 83 vjeç

Foto ilustruese

TIRANË- Një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVVID-19 ka sjellë kjo e shtunë, krahasuar me një ditë më parë, teksa numri i viktimave vijon të mbetet i lartë në 24 orët e fundit. Referuar burimeve zyrtare, Shqiptarja.com mëson se janë regjistruar 786 raste të reja dhe 7 humbje jete. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 3513 testime. Viktimat janë të moshës 53- 83 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në rritje është edhe numri i të shëruarve, teksa fatmirësisht sot janë 3 persona më pak të shtruar në 4 spitalet COVID.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Apeli për qytetarët është që të mos ulin vigjilencën, por të respektojnë masat anti-COVID.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19”, përfundon njoftimi.

 

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar në 24 orë 489
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë  7
Testime ditore 3513

Testime totale 331,287
Raste pozitive 71,441
Raste të shëruara 43,384
Raste Aktive 26,747
Humbje jete 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 15654
Fier 1975
Durrës 1502
Shkodër  1341
Elbasan  1113
Vlorë 1049
Lezhë 1000
Korçë 893
Berat 798
Gjirokastër 529
Dibër 486
Kukës 407 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos, 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja