Rriten rastet dhe ulen shtrimet në spitale/ 739 të infektuar me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit në vend

Rriten rastet dhe ulen shtrimet në spitale/ 739 të infektuar me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit në vend

Foto nga spitali Infektiv

Kjo e premte ka shënuar një rritje të rasteve me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se si rezultat i 3314 testimeve, kemi 739 raste të reja me COVID dhe 7 viktima për 24 orët e fundit.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Ministria thotë rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

"251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë. Një ulje të lehtë kanë pësuar shtrimet në spitale, nga 285 pacientë që ishin dje, sot raportohen 274 të shtruar.

"Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar", thotë ministria.

Ministria e Shëndetësisë vijon apelin për qytetarët që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", vijon apelin minitria. 

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

Raste të reja ditore        739

Të shëruar në 24 orë     469

Të shtruar në spitale     274

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3314

Testime totale            327,774

Raste pozitive             70,655

Raste të shëruara         42,895

Raste Aktive                26,457

Humbje jete                 1303

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15452

Fier                        1974

Durrës                  1494

Shkodër               1351

Elbasan                 1103

Vlorë     1021

Lezhë    990

Korçë                    882

Berat     807

Gjirokastër 512

Dibër     483

Kukës    388

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë