78-vjetori i çlirimit të Fierit, Petro Koçi kritikon mungesën e opozitës: Veprim kompromentues! Vlerëson Ramën për fjalimin në KiE

78-vjetori i çlirimit të Fierit, Petro Koçi kritikon mungesën e opozitës: Veprim kompromentues! Vlerëson Ramën për fjalimin në KiE

Petro Koçi në përkujtimin e 78-vjetorit të çlirimit të Fierit

Gjatë përkujtimit të 78-vjetorit të çlirimit të qytetit të Fierit, deputeti i PS në Fier, Petro Koçi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës në Strasburg duke thënë se të gjithë duhet të ndihen krenarë.

“Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në KiE Strasburg është në respekt të amanetit të Adem Jasharit. Unë mendoj se çdo shqiptar dhe çdo njeri qe nuk është aleat me Dick Marty duhet të ndihet krenar për fjalimin e Ramës në sallën e asamblesë së KE. Sidomos në Kosovë të gjithe ata që e kuptojnë se UCK ishte dhe është nje vlere jo vetëm e Kosoves por e gjithë kombit shqiptar janë ndjerë të lumtur që janë pjesë e kombit shqiptar”, tha Koçi.

Pranë lapidarit, janë vendosur kurora dhe buqeta me lule. Më pas u zhvilluan koncerte në qendrën e qytetit me muzikë dhe këngë popullore. Askund nuk ishte e pranishme opozita, ndaj Petro Koçi e ka kritikuar duke e cilësuar si një veprim kompromentues që nuk mbështet vlerat e luftës Nacional Clirimtare. Koci është shprehur se njohja e kësaj lufte nga opozita do te ishin një arsye për konsensus politik.

Sipas Koçit, PS është parti e ndryshimit dhe te gjitha ata që ata që janë pjesë e kësaj platforme duhet te votëbesohen nga qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbrostari: 15/10/2022 21:05

    Opozita ka shkuar ne te semes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?