13 vite më pas, ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’ rikthehen në rrugë! Berisha hoqi dëshmorët, rruga u quajt ‘Ibrahim Rugova”

Në përkujtim të viktimave të masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë, kryebashkiaku, Erion Veliaj, njoftoi vendimin e Këshillit Bashkiak se “Dëshmorët e 4 Shkurtit” do të rikthehen emërtim rruge.

“Jam shumë krenar për Këshillin Bashkiak që vendosëm të rikthejmë dinjitetin në vend, të zhbëjmë një padrejtësi me emërtesat në Tiranë. E kuptoj se sisteme të ndryshme, regjime të ndryshme, qeveri të ndryshme, politika të ndryshme, parti të ndryshme, kanë opinionet e tyre. Por, mendoj se disa gjëra, tashmë janë të rrënjosura në historinë tonë, si roli i Skënderbeut, roli i Rilindasve, roli i Lëvizjes Anti-Fashiste, dhe është fakt se Tirana është çliruar me forcat e veta. Është fakt se Tirana pati 86 viktima, të cilët njihen si ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’. Është fakt se rruga ka qenë gjithmonë aty, ndaj rikthimi i emërtimit për segmentin nga Banka e Shqipërisë deri te Lumi i Lanës, si rrugë paralele me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rikthen këtë padrejtësi të bërë ndaj familjeve, ndaj dëshmorëve, dhe atyre që besojnë te kauza e anti-fashizmit”, tha Veliaj. 

Gjatë një takimi në zyrë me familjarë të dëshmorëve, kreu i Bashkisë tha se këto data të rëndësishme duhet t’i bëjnë bashkë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë ata.

“Sot është një moment gëzimi sepse një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës rikujton lëvizjen anti-fashiste. Por, ne duhet të ruajmë vigjilencën. Kur vjen ‘cirku në fshat’, dalin të gjithë kllounët ta përshëndesin, dhe ku afrohet fushata, del çdo lloj mitomani dhe sharlatani me propozime nga më të ndryshmet. Njëri shan të ardhurit, duke harruar se 90% e këtij qyteti - sidomos në 103 vitet e fundit, pasi Tirana u caktua Kryeqytet – janë të ardhur, sepse nga 10 mijë vetë, sot jemi një qytet me 1 milion e 10 mijë vetë. Në 100 vjet jemi rritur 100 herë. Kam dëgjuar edhe çudira të tipit ‘të heqim emrin e Asim Vokshit dhe Avni Rustemit nga rrugët e Tiranës’, si një lojë elektorale. Por, kjo është një lojë e rrezikshme. Ndaj, ftesa për këta shokë është: në Tiranë ka plot gjëra që mund të bëhen më mirë, unë jam vetë kritik, por është mirë ta mbajmë debatin këtu, nuk duhet të merremi me tabela rrugësh dhe me ndryshimin e historisë, sidomos kur propozime të tilla vijnë nga të rinj që duhet të përfaqësojnë frymën perëndimore dhe të respektojnë luftën. Le t’i lëmë këto biseda, janë pa bereqet, t’i rikthehemi krenarisë si një vendi të çliruar me forcat e veta dhe të kuptojmë se kur ne shqiptarët jemi bashkë, bëjmë gjëra shumë të mrekullueshme.”, u shpreh Veliaj. 

Emri i rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit” u hoq në vitin 2012 kur Lulzim Basha ishte kryetar Bashkie, dhe aktualisht rruga mban emrin “Ibrahim Rugova”, pranë Shallvareve. Këshilli i sotëm bashkiak vendosi të lë emrin e emblemës së Kosovës, dhe shumë pranë tij në vijim të segmentit, riktheu emrin e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

F.D/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)