Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, pas një vizitë të këtij të fundit në Sarandë ku bëri batuta me një qytetar që i tha se kishte ndërruar parti vetëm për PS.
Basha i përgjigjet sërish Ramës, duke udhëtuar në makinë, ndërsa i kujton edhe socialistët e arrestuar.
“O Rame, e mba mend atë filmin “je pak pusht ti Fotaq”. Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethon, po me dy herë, po me tre herë mo Rame? Siç ua bone socialistëve tre herë, edhe i le me gisht n’gojë. Tani do meresh me demokratët. E mo Ram, mo Ram, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313” - shprehet Basha..
![]()
SI.E./Shqiptarja.com
Komente


edhe deshtak, edhe qesharak edhe i peshtire ik o lulush ik se nuk je per keto pune ti
Përgjigju