
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar për 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Teksa kujton Lëvizjen Studentore të vitit '90, ministrja shprehet se sot ecim më të sigurt drejt BE-së, ku të rinjtë duhet të jenë kontribuues për Shqipërinë demokratike me drejtësi dhe mundësi për të gjithë.
"8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale. "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie. Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë.", shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor:
‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Begaj: Çdo hap që hedhim drejt Shqipërisë evropiane nderon guximin e tyre












