Si para 26 vitesh edhe kësaj radhe të rinjtë do të jenë ata që kanë marrë përsipër të organizojnë protestat kundër qeverisë.
Partia Demokratike, e cila lindi si forca e parë politike antikomuniste, i ka besuar të rinjëve demokrat reagimin përmes protestave kundër qeverisë.
Burime pranë këtij forumi, konfirmojnë për Report Tv edhe axhendën e protestave kundër qeverisë së majtë në pushtet.
Kështu mësohet se protestat do të nisin në orën 11 para katër institucioneve shtetërore.
Të rinjtë e PD do të protestojnë në të njëjtën kohë para Ministrisë së Shëndetësisë, kundër korrupsionit në shëndetësi nga ministri Beqaj, përpara Ministrisë së Arsimit kundër Reformës në arsimin e lartë, përpara Bashkisë për të mos harruar vdjekjen e Arditit dhe para Ministrisë së Brendshme kundër kanabisit. Më pas mësohet se të rinjtë e PD do t’i drejtohen Kryeministrisë në një tubim kundër Edi Ramës, protestë kjo e cila do të zgjasë për 60 minuta, nga ora 12 deri në orën 13 e ku do të marrin fjalën të rinjtë e forumit rinor demokrat.
Pas këtij tubimi të rinjtë, do të marshojnë drejt qytetit studenti, pikërisht në vendin ku nisi lëvizja e para e studentëve 26 vite më parë. Ndërkaq në orën 14 është parashikuar një bashkëbisedim me kreun e PD Lulzim Basha , ku mendohet se do të jenë të pranishëm edhe themelues të partisë demokratike dhe studentë që u anagzhuan në lëvizjen e dhjetorit 1990.
Po ashtu mësohet se protesta do të ketë edhe në qytete të ndryshme të vendit , ku të rinjtë e forumit rinor demokrat kanë parashikuar tubime nga veriu në jug.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO