8 marsi është dita që të gjitha gratë e presin për të qenë të bashkuara e për të festuar duke qenë se janë të privilegjuara. Gratë sot janë të gjitha në pritje të një dhurate nga bashkëshortët, fëmijët e të dashurit e tyre si shenjë mirënjohjeje të përkushtimit.
Festa ka nisur që në orët e para të mëngjesit ku gratë kanë vendosur “të mbajnë veten me të mirë” duke i kushtuar vëmendje pak më shumë sesa ditët e tjera. Të gjitha qendrat estetike ishin sot të tejmbushura, ndërkohë që rrugët sot janë zbukuruar nga shitësit ambulantë të luleve.
Kjo festë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa asnjë lloj dallimi por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim.
Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri.
Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com